Eksperti gjerman, Henze i kthehet ambasadorit Soreca: Mos bëj rolin e ministrit të Jashtëm të Ramës

Martin Henze
Martin Henze

Shqipëria si çdo vend i prekur nga Covid-19, kërkon ndihmë, pasi situata ekonomike është drejt kaosit. Martin Henze, ekspert gjerman pranë CSU-së, parti qeverisëse në Gjermani, ka replikuar ashpër me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili ka deklaruar se Bashkimi Europian do të sigurojë një paketë prej 700 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër virusit vdekjeprurës. Nga ana tjetër, Henze i kthehet Sorecas duke thënë se qeveria mafioze e Edi Ramës nuk do të marrë asnjë qindarkë nga taksat e europianëve.

Në vijim postimi i plotë i Martin Henze në Twitter:

Asnjë qindarkë e taksave të BE-së nuk do të shkojë në xhepat e qeverisë mafioze të Ramës. Ti duhet të jesh besnik ndaj BE-së, jo të marrësh rolin e ministrit të Jashtëm të Ramës.

3.) there will be no more eu tax money for the pockets of the mafia government rama. You should be loyal to the eu and not take the role of foreign minister for rama

— Martin Henze (@GSKStrategy) April 10, 2020

Gjithashtu, eksperti Henze është shprehur kundër masave shtrënguese që ka marrë kryeministri Edi Rama për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Henze deklaron se virusi nuk luftohet me tanke. “Këto janë mjete diktature. Vetëm testimi i gjerë dhe distancimi do të ishin masat e duhura”.

SHKARKO APP