Ekstradimi i mësuesit turk, Vasili: Në Kosovë u shkarkua ministri i Brendshëm, në Tiranë Rama ka qepur gojën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë bazën ligjore mbi të cilën u krye ekstradimi i shtetasit turk, Harun Çelik. Duke sjellë në vëmendje një rast të ngjashëm, një vit më parë në Kosovë, Vasili thotë se kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e brendshëm dhe kreun e shërbimit sekret për ekstradim të paligjshëm,  ndërsa në Shqipëri kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar.

“Në Kosove për një rast të ngjashëm Kryeministri Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi. Po Edi Ramës kush ja ka qepur gojën dhe pse? Duke ditur që ky është llafazan i njohur dhe i papërtuar për të folur budallallëqe pa fund, lind natyrshëm pyetja: Peng i kujt është që Edi Rama që nuk guxon të flasë për një çështje kaq delikate? Ç’farë detyrimi e mban lidhur gojën e Edi Ramës që nuk flet dot për këtë problem?? Kaq i madh është borxhi ku ka hyrë Edi Rama sa që e ka të pamundur të mbajë qëndrim zyrtar për ngjarje qe po i krijon kaq probleme Shqipërisë??”,- deklaron Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama gojëqepur edhe per ekstradimin e Harun Çelik, po pse?? Edi Rama llafazani i deklaruar shteteror, serish shfaqet memec, por ne kete rast per Harun Çelik shtetasin turk te ekstraduar prej tij ne Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keta rilindasit ne tufe, nga zedhenesa policie e qeverie e me radhe dolen e na shpjeguan se Harun Çelik u denua ne Shqiperi se hyri me pasaporte te falsifikuar dhe s’kishte asgje tjeter ndaj tij.

Kete e degjuam te gjithe dhe nuk kishim ndonje arsye per te dyshuar apo komentuar.

Por mediat turke qe nga CNN turk ,Haber etj etj deklarojne se Harun Çelik eshte sipas qeverise i akuzuar si pjestar i FETO dhe pamjet e prangosjes se tij qe ne mberritjen e tij ne Turqi po bejne xhiron e botes.

Dy eurodeputete Ramona Strugariu dhe Rebecca Harms kerkojne hetim te menjehershem.

Është dënuar ashper nga Initiative of Human Rights and Freedom ne Marburg debimi i mesuesit turk duke deklaruar:

“Rrëmbimi i paligjshëm i shtetasit turk Celik nga qeveria Rama shkel të drejtat e njeriut dhe shkel ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë konventat e Këshillit të Evropës”. Ne Kosove per nje rast te ngjashem Kryeministri Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.

Po Edi Rames kush ja ka qepur gojen dhe pse? Duke ditur qe ky eshte llafazan i njohur dhe i papertuar per te folur budallalleqe pa fund,lind natyrshem pyetja: Peng i kujt eshte qe Edi Rama qe nuk guxon te flase per nje ceshtje kaq delikate? Ç’fare detyrimi e mban lidhur gojen e Edi Rames qe nuk flet dot per kete problem?? Kaq i madh eshte borxhi ku ka hyre Edi Rama sa qe e ka te pamundur te mbaje qendrim zyrtar per ngjarje qe po i krijon kaq probleme Shqiperise??

Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edi Rama duhet te shpjegohet publikisht dhe te marre përgjegjësitë boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve neper ministri, polici e gjetke.

https://arkiva.kohajone.com/eurdeputetja-hetim-urgjent-per-ekstradimin-mesuesit-turk-nga-shqiperia/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?