Elda dhe Buraku të kenë jetë të lumtur, paçka se sot kryeministri shkeli rregullat e pandemisë

Kryeministri Rama ka postuar sot videon nga Mamurrasi ku mori pjesë në një fejesë.

Ja se ç’shkruan Rama:

“Mamurras, Kurbin – Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli”.

Së pari i urojmë sinqerisht të trashegohen, Eldës dhe Burakut.

Së dyti, sikur fejesat dhe dasmat janë ndaluar nga qeveria Rama në kohë pandemie!

Së treti, sa qindra e qindra fejesa dhe dasma janë bllokuar apo me disa dhjetra janë gjobitur me miliona lekë, vetëm se kanë thyer urdhërin e qeverisë.

Apo kur do kryeministri, mund të fejohesh dhe martohesh! Ndaj nuk është korrekte veprimi me dy standarte i këtij kryeministri pasi janë gjobitur mjaft veta, ndërkohë që kemi parë në rrjetet sociale dhjetra festa, dasma apo darka të njerëzve të Rilindjes, bile edhe të pirë tapë, por asnjeri nuk i ka gjobitur.

Elda dhe Buraku të kenë jetë të lumtur, gjithsesi, paçka se kryeministri shkeli rregullat e pandemisë.

/Herion Mesi/

SHKARKO APP