Emërimi i Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Tiranë-Durrës pritet me entuziazëm nga Meta dhe Rama
Kryesore E Martë, 30 Nëntor 2021 14:17
Pasi u emërua si Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj kanë reaguar Kryeministri Rama dhe presidenti Meta.
Presidenti Meta shkruan: “E mirëprita me gëzim lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj, në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës.
Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se Imzot Arjan Dodaj, me dedikimin dhe shërbimin e njohur dhe të vlerësuar ndaj besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar, do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re”.
Kurse Kryeministri Rama poston shënimin: “Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane
Tiranë-Durrës.
Urime ARJAN DODAJ dhe Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik”- shkruan Rama.
Arjan Dodaj ka lindur dhe është rritur në Shqipëri. Ai është personalitet në botën e fesë katolike.
KOHA JONË SONDAZH

