Emrat e komisionit hetimor ndaj Presidentit Meta në keqpërdorjen e fundit nga kryeministri

Loja e kryeministrit Rama për të spostuar vëmendjen publike nga blerja e votave dhe ankesat në KQZ prej PD dhe LSI, po merr trajtë sot nga parlamenti i vjetër. Tani kemi një parlament të ri, por kryeministri po përdor deputetët e parlamentit që iku si shërbim të fundit ndaj tij.

Parlamenti i vjetër nuk kishte legjimitet politik, moral, por as kushtetetues, sepse ishte pa opozitë. Bile nuk kishte as 140 deputetë sa e kërkon Kushtetuta.

Publiku i njeh mirë se çfarë niveli deputetësh janë këta të parlamentit të vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bile një pjesë e kësaj “opozite” parlamentare dy muaj para zgjedhjeve e hoqën maskën dhe u futën në listat e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emrat e anëtarve të komisionit parlamentar që do të vlerësojë kërkesën e deputetëve socialiste për shkarkimin e Presidentit të Republikës janë si me poshtë:

Kryetar: Alket Hyseni

Nënkryetar: Myslym Murrizi

Sekretar: Klotilda Bushka

Anëtarë:

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind carcani

Zëvendësues:

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

Sipas analistëve bën përshtypje emri i Spartak Brahos, që dikur rrinte me një valixhe me dokumenta kur Meta ishte kryeministër në vitet 2000-2001. Ndërsa sot që ka kaluar me Edi Ramën turret ndaj ish-mikut dhe ish-shefit të tij të dikurshëm.

Ndërsa për të keqpërdorurin e përhershëm Alket Hyseni nuk ka ndonjë gjë surprizë, pasi po bën shërbimin e fundit ndaj kryeministrit. Alket Hyseni nuk u kandidua për deputet nga Rama me 25 prill. Ndaj tij ka patur shumë akuza për vjedhje pronash, por asnjëherë nuk u gjykua.

Tani ai po “gjykon” kryetarin e Shtetit!

Kjo është Rilindja…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?