Endrra kryeministrore: Do jem në pushtet deri në vitin 2030!

Edi Rama e ndjen me shumë se kushdo nga Rilindja se me 25 prill ai humb pushtetin. Por për të karikuar bateritë e mbështetsve ai ka kaluar në sulm, duke bërë të fortin. Sulmoi ambasadoren e SHBA, më pas iu turr ambasadorit britanik dhe nuk la gjë pa thënë kundër Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler.

Fjalori dhe inati i tij ia kalonte edhe Enver Hoxhës, dikur.

Tonet dhe fjalët tregonin realisht frikën që ka kapur Udhëheqësin e Rilindjes, sepse ndjen se edhe tre muaj do jetë kryeministër, pasi 25 prilli do të sjellë qeveri të re e cila do merret edhe me Ramën, përveç halleve të tjera ekonomike të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj duke luajtur sikur mbetet i fortë në konferencën e shtypit fliste me autoritet diktatorial, ndërsa këmbët i dridheshin nga paniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se do jetë në pushtet deri në vitin 2030. Ky ishte si sinjal për grupet krimiale që realisht janë frikësuar këto javë, duke ndjerë erën e ndryshimit të pushtetit për t’iu thënë se “mos më braktisni”. Në të vertetë grupet kriminale e nuhasin si minjtë tërmetin, ikjen e një pushteti. Dhe Rilindja është pushtet i tyre.

Por braktisja ka filluar për Rilindjen. Fantazitë me filma me sherifë të kryeministrit nuk gënjejnë më askënd. Të gjithë e dijnë se ka mbaruar vaji i kandilit të Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?