Kryeministri nuk shkon në zyrë prej 4 muajsh. Reagojnë Braçe dhe Fuga. Por bën mirë që nuk shkon!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, kanë reaguar për deklaratat e PD-së lidhur me mungesën e gjatë të Edi Ramës në zyrën e tij në Kryeministri.

Prej 4 muajsh kryeministri nuk duket në zyrë. Dhe nuk firmos dhe as nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, thotë PD.

Ne një postim në Facebook, Braçe thotë se kryeministri është çdo ditë te njerëzit dhe puna nuk është vetëm në zyrë.

Çfarë mjerimi! Niveli i budallepsjes ka një cak, por për këta është pa limit! 119 ditë gjithkush ka parë  kryeministrin tek njerëzit, duke ndjekur punët, ditë për ditë! Këta shohin karrigen, zyrën! Idiot, pushtet është puna për njerëzit, jo karrigia për menderën!”,- shkruan Braçe.

Lidhur me mungesën e Ramës në zyrë, Endri Fuga shkruan në një postim në Twitter: “Është fiks e njëjta histori: akuzojnë të tjerët për ato që i kane bërë ose do i bënin vet. Luli s’do e kish problem të mos shkonte ne pune 119 ditë, madje as 219. Gjumi gjumë”.

Partia Demokratike publikoi sot një video ku pretendon se kryeministri Edi Rama është arratisur nga zyra prej 4 muajsh. Sipas PD, për 119 ditë kryeministri nuk është parë në zyrë dhe as ka firmosur në mbledhjet e qeverisë.

Por prapë kryeministri nuk shkon në zyrë nga frika e korona virusit në kryeministri. Ruhet si djalli nga Covid-19! Dhe bën mire!

Në një farë mënyre, shprehen psikologët, se ai po mëson veten me humbjen e zyrës së kryeministrit me 25 prill, pas 22 vitëve majë karrikes së pushtetit.

SHKARKO APP