Erion Veliaj shuan hamendjet se nuk shkon mirë me ministren Belinda Balluku

Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi sulmoi egër Presidentin Meta, ka pozuar me ministren e Energjitikës dhe Transporteve, Belinda Balluku.

Teksti është kuptimplotë pasi hamendjet se të dy nuk shkojnë mirë sepse Belinda synon të jetë kandidate për kryetare bashkie në Tiranë vitin e ardhshëm, ka gjetur mënyrën e tij Erioni për ti daravitur.

Ja se çfarë shkruan kryebashkiaku Veliaj: “Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt dje para Kongresit të PS, Erion Veliaj tha se kam akoma punë në Tiranë, duke nënkuptuar se ai do të jetë kandidati për kryetar bashkie në vitin 2023. Plus që Erion Veliaj ka një garanci shtesë, përveç punës së tij, ai ka edhe një super mik, Aleksander Soros.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por te tre harrojnë, pra Veliaj, Balluku dhe Soros (i riu) se ka një “sulltan” në Surrel që firmos fermanin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?