Erion Veliaj kërkon arrestimin e Armando Dukës, president i FSHF, me akuza korrupsioni. Duel i egër mes Veliajt dhe Dukës

Konflikti Bashki e Tiranës dhe FSHF, përkatësisht me Armando Dukën si president i kësaj federate, po njeh nivele të reja përballje.

Bashkia e Tiranës e akuzon sot presidentin e FSHF si i korruptuar. Ndërkohë Duka ka vendosur kandidaturën për zgjedhjet e datës 2 mars 2022 për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, çka duket nuk ka pëlqimin e qeverisë.

Dosja sipas Bashkisë së Tiranës, si aksionere e klubit “Tirana”, do ti niset edhe EUFA, DEA, Stotland Yard dhe SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Futbollit ligjerisht është e ndarë nga shteti, por me sa duket kjo dosje e Erion Veliajt do të përfundojë në SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet nëse Armando Duka do të tërhiqet nga gara për president i FSHF që të shpëtojë nga ofensiva e qeverisë dhe e bashkisë së Tiranës.

Por nuk ka asnjë garanci për Armando Dukën sepse edhe kunati i tij Lefter Koka, dha dorëheqjen si deputet pasi i premtuan se nuk do ta penalizonin, por sapo iku nga deputet e arrestuan.

Lefter Koka sot ndodhet në burg i akuzuar për korrupsion.

Ndaj nuk dihet nëse Presidenti aktual i FSHF, Duka do të rrijë në mbrojtje nga këto sulme apo do të kundërpërgjigjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?