Erion Veliaj propozon që autobusi i aksidentuar të lihet si instalacion mbi Lanë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka hedhur idenë e mbajtjes së autobusit të aksidentuar pasditen e djeshme mbi Lanë, si një shenjë sensibilizimi ndaj drejtuesve të mjeteve për shmangien e aksidenteve në kryeqytet.
Po për këtë Veliaj ka zgjedhur të marrë edhe mendimin e qytetarëve, teksa e ka kthyer idenë e tij në formën e një sondazhi në rrjetet sociale.
“Fatmirësisht aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet qe pa pasoja për jetën! Por teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vete propozuan ta lëmë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë! Si mendon shumica? – shkruan Veliaj.