Është arratisur se e kërkon SPAK? Tom Doshi-Berishës: Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti
Kreu i PD-së, Sali Berisha lëshoi një akuzë të fortë, që sipas tij kreu i PSD-së Tom Doshi është larguar në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër-arresti nga SPAK. Në një postim në Facebook që më pas Berisha e fshiu, shkruante që pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme pak ditë më parë, Tom Doshi sipas tij është urdhëruar që t’ia mbathë.
”Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”,-thotë Berisha.
Sakaq nuk ka vonuar shumë, dhe vetë Tom Doshi ka postuar një foto nga Tirana dhe në një shkrim të shkurtër, ku e quan Berishën mashtrues dhe që ka vjedhur popullin. ”O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”,-shkruan Doshi.
KOHA JONË SONDAZH


