Evropa nën pushtetin e stuhisë: Anulime fluturimesh, trenash dhe trageteve

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë Evropën vazhdon të shkaktojë anulime dhe vonesa në transportin ajror dhe hekurudhor në Holandë, ndërprerje të trafikut të mallrave në Francë, si dhe probleme me tragetet në Greqi. Ndërkohë, në Britaninë e Madhe është lëshuar një paralajmërim i verdhë për borë, shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe rrezik përmbytjesh, sipas raportimeve të mediave.

Në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, situata sot paraqitet dukshëm më e mirë krahasuar me ditët e kaluara, ku u anuluan qindra fluturime. Megjithatë, katër fluturime hyrëse u anuluan dhe katër të tjera u vonuan. Transporti hekurudhor në Holandë gjithashtu ka pësuar ndërprerje, me vonesa të raportuara në disa linja dhe pezullimin e shërbimeve midis Maastrichtit dhe Liège deri nesër në mbrëmje. Vendit i pritet borë sot, fillimisht në provincat veriore, qendrore dhe lindore, e cila më pas do të shndërrohet gradualisht në shi.

Në Francë, rreth 700 shoferë kamionësh kanë mbetur të bllokuar që nga dita e djeshme në autostradën A36 në verilindje, drejt kufirit me Gjermaninë, si dhe në RN57 në departamentet Dub dhe Gir. Kjo situatë erdhi si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që goditën pjesën lindore të vendit, duke detyruar prefekturën të ndalojë trafikun e automjeteve mbi 3.5 ton deri nesër. Gjatë natës së kaluar, makinat për pastrimin e borës punuan pa ndërprerje në autostradën A36, ndërsa automjetet e Kryqit të Kuq shpërndanë furnizime ushqimore për të ndihmuar shoferët e bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Greqi, shërbimet e trageteve rifilluan gradualisht sot, pasi erërat e forta u zbutën mjaftueshëm për të lejuar nisjet, thanë autoritetet greke. Megjithatë, ata theksuan se përmirësimi i kushteve pritej të ishte i shkurtër. Shumica e linjave të trageteve, veçanërisht ato nga porti i Pireut, filluan të operojnë normalisht që në mëngjes. Zyrtarët dhe operatorët e trageteve u bënë thirrje pasagjerëve të kontrollojnë oraret përpara udhëtimit, pasi kompanitë mund të anulojnë ende disa itinerare me njoftim të shkurtër për shkak të ndryshimeve të shpejta të motit. Priten reshje dëbore në zonat malore dhe veriore, ndërsa disa rajone me lartësi më të ulëta në veri të Greqisë janë nën kërcënim. Parashikohet gjithashtu një rënie e ndjeshme e temperaturës, veçanërisht në veri të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?