Fashistizimi i ekonomisë përmes koncesioneve të ndëshkohet si Tradhti Kombëtare!

Nga Petrit Vasili

Shfrenimi Rilindas përmes histerisë së koncesioneve ka sjellë një shtetëzim komunist të kamufluar, që instalon një fashizëm ekonomik të vërtetë. Shifrat e frikshme me miliarda euro, mungesa e qartë e fizibilitetit ekonomik dhe përzgjedhja e centralizuar e klientëve oligarkë, përmes pushtetit rilindas të kryeministrit kanë krijuar një kurth asgjësues për ekonominë e shqiptarëve.

Mosndalja e koncesioneve edhe në kohën e pandemisë, është një provë absolutisht e pakundershtueshme se ato janë shtylla mbajtese e fashistizimit të ekonomisë, që synon të mbajë vendin nën një presion të vazhdueshem shumëvjeçar. Duke mos përfituar asgjë, as shërbime dhe as infrastrukturë, koncesionet vetëm kthejnë shqiptarët në skllevër, që paguajnë ndër vite të tëra asgjë më shumë se xhepat e rilindase dhe të oligarkëve, për fantazma ekonomike shkatërrimtare siç janë koncesionet.

Shndërrimi i ekonomisë në një gërmadhe të djegur, tymi i të cilës vazhdon për një kohë të gjatë, ky është projekti antishqiptar i rilindjes dhe asgjësimi ekonomik i vendit, që sjell papunësi ekstreme, mbytje të biznesit të mesëm dhe të vogël, dhe shpopullimin dramatik deri në zhbërjen demografike antikombëtare të vendit.

Ky fashizëm ekonomik synon vetëm që banda rilindase të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkëve, që japin emrin hua për ta dhe më tej të kontrollojë biznesin dhe drejtësinë përmes blerjes dhe kërcënimit. Banda rilindase me këtë fashizëm synon gjenerimin e krizave të njëpasnjëshme, ku gjithmonë ata që përfitojnë janë vetëm hierarkët fashiste rilindas, ndërsa vendi të vuajë pa shërim një varfëri, që thellohet pa kthim si një sëmundje malinje.
Pesha e borxhit shumëvjeçar mbi qafën e shqiptarëve, që nuk i le ata të marrin frymë, kjo është strategjia e fashistizimit të ekonomisë.

Kjo strategji i hap një “autostradë” të vërtetë projektit të “skllevërve modernë”, që vijnë nga ane kënd globit për të zëvëndësuar shqiptarët e larguar nga mungesa e shpresës dhe e perspektivës në atdhe. 25 prilli është një aksion i detyruar i të gjithë qytetarëve për të shpëtuar ekonominë shqiptare nga gremina pa kthim, është shpallje publike e betejës së popullit ndaj këtij fashizmi të ri, më të egër, më të pamëshirshëm dhe më të kamufluar se kurrë më parë.

Çdo mjet i popullit në betejen ndaj këtij fashizmi është legjitim për ta rrëzuar e shkatërruar atë dhe fundi i fashizmit rilindas është i paracaktuar. Detyrë kombëtare mbetet ndëshkimi deri në fund i autorëve, i atyre që janë vënë në shërbim të tyre, duke dhënë edhe emrat hua dhe i çdo të implikuari tjetër që ka kontribuar në fashistizimin e ekonomisë së Shqipërisë. Largimi dhe ndëshkimi janë dy anë të pashkëputura të të njëjtit proces të çlirimit të Shqipërisë nga fashistët e rinj antikombëtarë, që po plaçkisin vendin dhe po krijojnë tokën e djegur.

SHKARKO APP