Fatmir Mediu: Opozita të veprojë, Rama duhet rrëzuar me çdo kusht

Nga: Redjon Shtylla

2019 ka qenë vit i opozitës, kjo jo e përcaktuar si vit i mbarë apo i keq. Duke nisur nga djegia e mandateve në shkurt, pastaj në protesta disa mujore ku nuk mungoi helmimi i shqiptarëve dhe arrestimi i protestuesëve dhe viti u mbyll me turin e kreut të PD-së, Lulzim Basha me “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Përgjatë vitit 2019 vendi kaloi në sfida të jashtëzakonshme por me sa duket në 2020 sipas PD-së, do të zhvillohet beteja finale. Ndaj, ne kontaktuam me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, për të mësuar më shumë se çfarë do të bëjë opozita në këtë vit të ri. Pyetja me të cilën ju drejtuam aleatit kryesor të PD-së, është “Politikisht, PD-ja ka përgjegjësinë që të rrëzojë Edi Ramën. A rrezikojmë të humbasim orientimin tonë, drejtpeshimin dhe të ardhmen? Si do të veprojë opozita në këto muaj të parë të vitit dhe çfarë duhet bërë sipas jush?”

Për Mediun, shqiptarët do të bëhen pjesë e ndryshimit nëse opozita do jetë gjithpërfshirëse në vlerat e saj historike politke si dhe në hapjen për të ofruar më shumë se thjeshtë qeverinë e opozitës. “Ajo duhet të ofrojë shtetin Europian që duan shqiptarët, ku dominon interesi i qytetarëve dhe jo drejtuesve politik”,thotë për “Koha Jonë”.

Mediu thotë se Rama ka arritur që për interesa të tij të banalizojë politikën, ta bëjë të papranueshme në gjykimin e njerëzve, ka shkatërruar Kushtetutën dhe Institucionet, politikën kombëtare në mënyrë që çdo gjë të varet dhe kontrollohet prej tij.

Përgjigja e plotë

Në mënyrë që të ruajmë drejtëpeshimin dhe të bëjmë të mundur ndryshimin e domosdoshëm politik, opozita ka detyrimin për të ndërtuar polin moral të shoqërisë ku të dallohet qartë e mira nga e keqja. Rama ka arritur që për interesa të tij të banalizojë politikën, ta bëjë të papranueshme në gjykimin e njerëzve, ka shkatërruar Kushtetutën dhe Institucionet, politikën kombëtare në mënyrë që çdo gjë të varet dhe kontrollohet prej tij.

Shqiptarët do bëhen pjesë e ndryshimit nëse opozita do jetë gjithpërfshirëse në vlerat e saj historike politke si dhe në hapjen për të ofruar më shumë se thjeshtë qeverinë e opozitës. Ajo duhet të ofrojë shtetin Europian që duan shqiptarët, ku dominon interesi i qytetarëve dhe jo drejtuesve politik.

Ku dominon zotësia dhe konkurimi dhe jo paaftësia dhe servilizmi, dominojnë institucionet dhe jo pasionet. Në këto muaj të parë opozita duhet të ndërtojnë një strategji veprimi që të garantojë zgjedhjet, duke filluar sa më parë në pjesëmarrjen dhe përfundimin e Reformës Zgjedhore.

SHKARKO APP