Fatmir Mediu për KOHA JONE: PR-ja nuk kërkon deputetë për vete, por përbashkim opozitar të mundim Ramën

060926-F-5586B-311 Albanian Minister of Defense Fatmir Mediu (left) greets Secretary of Defense Donald H. Rumsfeld as he arrives at Tirana, Albania, on Sept. 26, 2006. Rumsfeld is in Albania to attend the South Eastern European Defense Ministerial, and to encourage Albania's continuing efforts to join NATO. DoD photo by James M. Bowman. (Released)

Debati që ka lindur mes PD dhe PR për formulën e Koalicionit opozitar ka tronditur jo pak frymën opozitare në vend, ndërkohë që Edi Rama po merret me këdo që lëkundet nga fronti opozitar, e që tregon shenja mungese dinjiteti për përballje.

I pyetur nga KOHA JONE, Fatmir Mediu, kryetari i PR tha se nuk flitet për një apo dy e tre deputetë në emër të PR nga lista e madhe, por për të krijuar frymë angazhimi të gjithsejcilit, edhe duke vlerësuar kontributet elektorale e historike të sejcilës forcë politike.

Në PD duhet të kuptojnë, shtoi Mediu për KJ,  se kemi nevojë të krijohet një Aleancë e madhe opozitare, ku duhen emra, personalitete të spikatura publike e politike si dhe gjetjen e një mekanizimi, fjala të 52 mijë votave republikane ti fusim në koshin e votave të opozitës.

Nuk është puna për emrin tim, theksoi Mediu, pasi unë e marr një mandat në Tiranë,  edhe sikur të futem vetëm në zgjedhje. Por, tha ai, edhe në rastin më të keq, nëse nuk fitoj në Tiranë,  votat e PR i përlan PS, pasi e kanë bërë Kodin siç donte Rilindja.

Më pas Fatmir Mediu insistoi se duhet patjetër Koalicion i Madh Opozitar, pasi po na e mori prapë Edi Rama, nuk kemi ku futemi si drejtues të opozitës.

Në fund të intervistës flash, i pyetur për vitin 2005 kur Sali Berisha përbashkoi të djathtë dhe të majtë, të pavarur dhe dyshues te Berisha; shefi i republikanëve tha se vetëm kjo mënyrë jep garanci 100 % për fitore përballë Edi Ramës.

Berisha, ritheksoi Mediu, në vitin 2005 nuk kishte hall numrash deputetë sa merr PD apo PR, apo partitë e tjera, ai donte besim dhe krijoi Frymë që të mposhte Fatos Nanon.

SHKARKO APP