Fatmir Mediu: Raundi i parë pa kandidat për President Republike

Me sa duket raundi i parë për të votuar kandidatin për President Republike, do të digjet.

Deputeti i opozitës, Fatmir Mediu pas takimit të sotëm me përfaqësues të mazhorancës, tha se “Si ‘Aleancë për Ndryshim’ kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët. Kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime. Qëndrimi ynë ishte që ne do të kemi një dakordesi me opozitën për të shkuar të dakordësia me mazhorancën.”, tha Mediu.

Ndërkohë Taulant Balla, shefi i grupit parlamentar të PS-së, theksoi se “Bashkë me kolegët Gjiknuri dhe Spiropali zhvilluam një raund të dytë takimesh me dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës ku PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Edhe nga ana e tyre ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinë emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë dhe shpresoj që nga ana e Grupit Parlamentar të ketë një vendimmarrje për t’ju bashkuar. Disponibileti ynë do të jetë, por kjo ka disa afate. Jemi në kushtet ku në datën 16 është raundi i parë. Afati i fundit i raundit të dytë është data 23 maj, pra janë disa raunde. Sot më në fund më dy prej tre grupeve kemi vendosur shina të një procesi që besoj do të na çojë tek presidenca me konsensus”, tha më tej Balla.

SHKARKO APP