Eksperti amerikan, Anthony Fauci deklaron: Covid-19 nuk do të përfundojë nëse nuk vaksinohet shumica e njerëzve

”Covid-19 nuk do të përfundojë derisa shumica dërrmuese e njerëzve në SHBA të vaksinohen”, paralajmëroi eksperti amerikan, Anthony Fauci. Sipas Faucit duhet që 75 deri 85 % e popullsisë të marrë një vaksinë, në mënyrë që mbrojtja të jetë e vërtetë, më efektive, tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektive gjatë një video-interviste me shefin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Unë do të doja të shihja shumicën dërrmuese të vendit të vaksinuar përpara se të arrinim në fund të tremujorit të dytë të vitit 2021”, tha ai gjatë bisedës me Zuckerberg-un.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një anëtar i forcës së posaçme të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha se teksa dozat fillestare do të shkojnë së pari për qytetarët që vlerësohen si me rrezik të lartë. “Publiku i gjerë mund të shohë akses të gjerë te vaksinat gjatë tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm, rreth prillit deri në korrik”- tha ai.

SHKARKO APP