Festa e Pavarësisë, Meta-Nikolla-Rama-Leli nuk flasin me njeri tjetrin!
Sot u zhvillua ceremonia zyrtare për ngritjen e Flamurit në Vlorë, me rastin e 28 Nentorit, Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo që ra në sy të pranishmëve dhe krejt shqiptarëve që ndiqnin live ceremoninë ishte se Rama dhe Meta nuk takuan dhe as nuk folën me njeri tjetrin, Rama nuk e takoi fare Dritan Lelin kryebashkiakun për shkak se nuk e njeh si kryebashkiak të PS-së që prej 6 muash; Lindita Nikolla foli dhe qëndroi vetëm me kryeministrin Rama.
Presidenti Meta u mundua të ishte i barazlarguar me kryeministrin Rama, pavarësisht se u takua vetëm me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.
Tragjikomike kjo situatë ku nga katër veta, dy prej tyre nuk flisnin me tjetrin!

KOHA JONË SONDAZH

