Fieri nderon shkrimtarin Ismail Kadare me titullin ”Qytetar Nderi”

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka marrë sot titullin qytetar nderi i Fierit, që ju dorëzua nga kryetari bashkisë Armando Subashi. Kadare u shpreh i emocionuar për marrjen e titullit.

”Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve”,-tha Kadare.

Ceremonia e vlerësimit u organizua në formën e një konference ku referuan emra të shquar të letrave dhe kritikës shqipe si: akademiku Ali Aliu, Prof.Dr. Sadik Bejko, Prof.Dr. Klara Kodra, botuesi Bujar Hudhri etj. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Alda Bardhyli, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që ky vit (2021) është shpallur “Viti Kadare”. Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko dhe aktorit të Teatrit “Bylis” Klajdi Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?