Emri i një kompanie shqiptare, “AL Energy Transmission”, figuron e regjistruar në “parajsa fiskale”

Në rrjedhjen e miliona dokumenteve financiare të njohura me emrin “Pandora Papers”, figuron edhe emri i një kompanie shqiptare, “AL Energy Transmission”, e regjistruar në “parajsa fiskale”.

Kompania është paguar me rreth 3.5 milionë dollarë për konsulencën e saj lidhur me linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Rrjeti investigativ BIRN, në Shqipëri, ka botuar sot një shkrim ku thekson se firma boshnjake “Energoinvest”, e cila kishte fituar tenderin e interkonjeksionit në vitin 2014 e ka paguar kompaninë “AL Energy Transmission” me 1.5 milionë dollar; pra i ka dhënë këstin e parë një muaj pasi kjo kompani sapo ishte krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Redaktori i BIRN-it, Besar Likmenta në një intervistë për Zërin e Amerikës foli lidhur me dyshimet për këtë kompani./VOA/

Swiss Digital Mobile Reklama
“Pandora Papers”; intervistë me redaktorin e BIRN, Besar Likmenta
https://www.zeriamerikes.com/a/6256644.html

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?