Flagrante dhe për SPAK ajo çka denoncoi sot presidenti Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpjeguar kthimin pas në Kuvend të ligjit për zgjatjen e konceisionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.

‘Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar’, shkruan Meta në Facebook. SPAK-u nuk duhet të rrijë duke parë nga larg, kur flitet për qindra milionë euro dhe shpërdorim të hapur postit zyrtar.

Postim i plotë i Ilir Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncensionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?