Forca policie stacionohen pas PD-së, një autoblindë dhe helikopter për Lulzim Bashën
Në ora 12.00 do të nis protesta te Selia Blu dhe më pas do shkohet drejt kryeministrisë.
Berisha ka deklaruar se sot Selia Blu çlirohet nga hekurat dhe blindimi e do t’ju jepet demokratëve, kurse nga ana e tij Lulzim Basha ka mbledhur të tijtë brenda zyrave në PD.
Me sa duket Basha ka skenar përfekt për tu mbrojtur nga sulmi demokrat. Oborrin e ka mbushur me makina të njerëzve të tijë, ndërkohë që protestuesit mund ti thyejnë apo djegin, por kjo do të jetë e patolerueshme. Dyert e godinës janë blinduar, në tarracë ka vendosur altoporlant për t’iu folur protestuesve, nga pas zyrave janë me qindra forca policie.
Gazetarët raportojnë se policia dhe Garda e Republikës kanë sjellë një autoblindë që të marrë Bashën nëse turma arrinë të futet brenda zyrave me forcë. Po kështu është pastruar dhe rregulluar tarraca e godinës që në rast shumë urgjent që të ulet helikopteri ushtarak për të futur Lulzim Bashën brenda në helikopter.

KOHA JONË SONDAZH

