FOTO/ ”Euro 2024” në Gjermani, 16 punonjës të policisë shqiptare pjesë e masave të sigurisë
Policia shqiptare do të japë kontributin e saj për garantimin e sigurisë në Gjermani, në kuadër të kampionatit Europian të Futbollit.
Për një aktivitet sportiv të sigurt, 580 forca të huaja policore janë dislokuar, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor.
Së bashku me shtetet, bashkitë dhe organizatorët e “Euro 2024”, Policia Federale Gjermane po punon për të siguruar një kampionat të sigurt evropian të futbollit.