FOTOLAJM/ Rama: Dibra ishte zjarr
Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje takimin elektoral përmbyllës për qarkun Dibër. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi ku shfaqet me drejtuesin politik të këtij qarku, Blendi Klosin, këngëtarin Noizy dhe tre të rinj të tjerë. ”Ata ishin pesë. Dhe Dibra ishte flakë”, shkruan Rama duke iu referuar numrit 5 që mban Partia Socialiste në fletën e votimit. Në takimin me mbështetësit e PS-së, Rama theksoi rëndësinë e veçantë të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa tha se kjo forcë politike nuk është qëllimi, por mjeti për të shkuar para drejt BE-së.
KOHA JONË SONDAZH


