Frika e “Omicron”, pas 5 janarit pezullohet çdo aktivitet politik apo grumbullime mbi 10 veta
Rreziku i virusit “Omicron” në Europë ka bërë disa shtete të futen në karantinë ose të pezullojnë çdo aktivitet.
Edhe në Shqipëri Komiteti i Ekspertëve po shikon mundësinë e pezullimit për një afat të papërcaktuar të çdo aktiviteti politik apo çfarëdo natyre tjetër. Mësohet se nuk do të lejohet grumbullime me më shumë se 10 persona.
Nëse merret ky vendim që përkon me datën 5 janar dhe 8 janar kur Berisha ka thërritur një protestë të madhe, kjo do të quhet si mbrojtje e qeverisë për Bashën.
Me 5 janar, sipas Belind Këlliçit, nxjerrin nga zyra Lulzim Bashën me turma demokratësh, kurse me 8 janar do të marrin selinë blu përfundimisht e ku me pas do të shkojnë para kryeministrisë.
Nuk dihet nëse ky vendim i pritshëm mund të ketë lidhje me protestën e Berishës apo mbetet një masë mbrojtëse për shendetin e qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

