Fshati në veri të Italisë pa asnjë rast me koronavirus, çfarë thonë banorët dhe legjenda për trupat e Napoleon Bonapartit

Banorët e Montaldo Torinese, një fshat në rajonin verior të Piemontes në Itali, deri më tani janë kursyer nga koronavirusi, duke bërë që disa të besojnë se mbrohen nga “uji i mrekullueshëm” që, sipas legjendës, shëroi trupat e Napoleon Bonapartit nga pneumonia.

Montaldo Torinese shtrihet rreth 11 milje (19 km) nga Torino, kryeqyteti rajonal ku deri të shtunën 3,658 njerëz ishin të infektuar nga virusi. Përtej Piemontes, rajoni i katërt i prekur më keq në Itali, pati 8.206 raste që nga e diela.

Uji nga pusi në Montaldo Torinese, një fshat me 720 banorë, besohet se ka ndihmuar në kurimin e trupave të ushtrisë Napoleonit, të cilët kishin ngritur kampin në fshat në qershor të 1800 para një beteje në Marengo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas historisë gjeneralët e Napoleonit ishin të sëmurë me pneumoni”, tha Sergio Gaiotti, kryetari i Montaldo Torinese, për “The Guardian”. “Dhe falë ajrit të pastër dhe fshatit të pacenuar, por edhe me ujin e pusit, ata u shëruan. Gjatë asaj periudhe, uji me siguri ka ndihmuar. Por sot, pusi është mbyllur dhe uji i tij përdoret vetëm për të ujitur fushat. Ju nuk mund të pini prej tij”.
Napoleoni dhe trupat e tij më pas shkuan për të fituar betejën kundër forcave austriake në Marengo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Montaldo Torinese ka një popullsi të madhe të moshuar, por është gjithashtu shtëpi e familjeve të reja, me njerëz që vijnë në Torino për punë.
Gaiotti tha se arsyet më të besueshme për mungesën e koronavirusit mund të jetë ajri i pastër dhe mënyra e jetesës së shëndetshme, si dhe përpjekjet e tij për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e koronavirusit dhe shpërndarjen e maskave të fytyrës për të gjitha familjet.

“Pothuajse nuk ka asnjë industri këtu, ajo përbëhet kryesisht nga artizanë”, tha ai. “Që nga fillimi, kam vënë njoftime në kutitë e letrave të njerëzve që rendisnin gjërat që duhej të bënin për të qëndruar të sigurt, të tilla si larja e duarve rregullisht dhe shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë, dhe postova njoftime zyrtare në faqen tonë të internetit. Ne ishim qyteti i parë në zonë që shpërndanim maska për të gjitha familjet, dhe ne akoma po shpërndajmë maska”, deklaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?