Gabimet e ish-ministrave Ditmir Bushati dhe Fatmir Xhafaj

Nga Herion Mesi-

Mbrëmë në Open (Top Channel) kryeministri Rama tha ndër të tjera se “Ditmir Bushati ka bërë gabime të tjera…”, por shtoi se me çështjen e detit me Greqinë ishte korrekt.

Por thënia se “ka bërë gabime të tjera” po zien debati në rrjetet sociale se ku ka gabuar Ditmir Bushati kur ishte ministër i jashtëm.

Po kështu po flitet edhe për ish-ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj që u shkarkua në mesnatë nga kryeministri.

Po ku kanë gabuar të dy ish-ministrat?

Ose mëqënëse kryeministri foli direkt për Ditmir Bushati mund të sqarojmë fillimisht se ku ka gabuar ish-ministri jashtëm.

Së pari, Ditmir Bushati ka gabuar se nuk firmosi tenderime apo koncesione, siç vepron Rilindja.

Së dyti, mbrojti fort mosndarjen e Kosovës, edhe kjo në kundërshtim me prapaskenat që luajti Rilindja në PS.

Së treti, Ditmiri gaboi se foli kundër oligarkëve, gjë që shkon ndesh me tavolinat e qeverisë me oligarkët.

Së katërti, nuk organizoi vjedhje votash si në Dibër apo në Durrës.

Së pesti, nuk bashkëpunoi me klanet kriminale në Shkodër

Dhe plot gabime të kësaj natyre!

Sikurse ish-ministri brendshëm Fatmir Xhafaj gaboi, bile shumë rëndë, që nuk arrestoi kryebashkiakë të PS-së dhe disa deputetë të Rilindjes që ishin në një thes me vjedhjen e votave dhe me bandat e drogës.

Fatmir gaboi se nuk arrestoi disa zyrtarë të PS-së dhe në ministri të caktuara që firmosnin tenderime të tmerrshme financiare.

Ndaj të dy e kanë të sigurtë moskandidimin për deputetë dhe kryeministri veproi mirë që i shkarkoi!

SHKARKO APP