Gabimi i Jorida Tabakut për protestën e 13 shtatorit
Me 13 shtator, pra të martën, Opozita dhe konkretisht PL e Ilir Metës ka njoftuar një protestë qytetare te vendi ku do të ndërtohej Inceneratori i Tiranës.
Protesta do të jetë pa flamuj partie, por vetëm parulla kundër vjedhjes shtetrore në këtë aferë qindra milionë euro, siç ka akuzuar PD, PL dhe vetë Jorida Tabaku si kryetare e komisionit hetimor parlamentar për Inceneratorët.
Ndërkohë që PL, PD e Berishës, por edhe disa deputetë antiBerisha kanë konfirmuar pjesmarrjen në protestë, Jorida Tabaku nuk do të marrë pjesë.
Këtë mospjesmarrje mesa duket e ka të detyruar nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, por çudia është se Jorida Tabaku njihet si një deputete me dinjitet dhe personalitet politik. Aq me tepër se ajo këtë hetim dhe luftë ndaj pushtetit për aferën e inceneratorëve e ktheu në kauzë personale, prandaj mospjesmarrja i humbet asaj kredon politike në këtë betejë, të cilën ajo e përballoi me sukses në komisionin hetimor.
Jorida Tabaku gjithsesi mbetet një deputete e pëlqyer nga publiku dhe nuk do të ishte keq nëse opozita do ta kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Por duke mos vajtur në protesta të opozitës, ajo humbet shanset.