Gazetari Enton Abilekaj në Top Channel: Zoti kryeministër je i paaftë në menaxhimin e pandemisë!

Në emisionin “OPEN” në TCH u nxehën gjakrat shumë, sa analistët Enton Abilekaj dhe Agron Gjekmarkaj e akuzuan kryeministrin si të paaftë për të menaxhuar situatën e pandemisë dhe se është kryeministër që përdor fjalor jashtëzakonisht fyes.

Gazetarët i përmendën kryeministrit shpenzimet marramendëse të qytetarëve për të blerë ilaçet kundër koronavirusit dhe se Qeveria nuk jep asnjë ndihmë. Testimet në Shqipëri janë më të ultat në BE dhe në shtetet e Rajonit thanë Abilekaj dhe Gjekmarkaj.

Enton Abilekaj iu drejtua direkt kryeministrit se jeni i paaftë. Dhe se në 7 vite si kryeministër vetëm keni fyer.

Edi Rama akuzoi ish-kryeministrin Berisha si mbetje organike e papërpunueshme, një akuzë shumë e rëndë.

SHKARKO APP