Gazmend Bardhi: Pse hesht Berisha për nongrata ish-deputetin Rakipi?

Deputeti Gazment Bardhi në një prononcim për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Grupit të PD, është shprehur se ecja përpara me procese të njëanshme, me bashkim vetëm me fjalë nuk sjell bashkim! Ai ka kërkuar një përgjigje nga ish-kryeministri Berisha se pse hesht pas vendimit të SHBA për shpalljen non grata të ish-deputetit Aqif Rakipi me të cilin Rama bleu vota.

“Ecja përpara me procese të njëanshme, me bashkim vetëm me fjalë nuk sjell bashkim. Nuk ka patur diskutim për vendimin e ish-kryetarit Basha në 9 shtator. Unë e kam bërë të qartë mendimin tim sot. Unë kam thënë sot se për shkak të shpalljes non grata te Berishës sot PD ka një kompleks të madh me veten. Dje SHBA pranoi se krimi ka blerë vota për Edi Ramën. Në PD ka rënë heshtja dhe këtë nuk e kuptoj kur provohet se Rama ka blerë vota me krimin e organizuar. A mund t’ia drejtoni pyetjen Berishës pse hesht për këtë fakt”- tha Gazmend Bardhi.

Ndërkohë Berisha pas mbledhjes tha se “Me vendimin për të paditur Partinë Demokratike, për mua ai pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. Nuk është fjala për mendim, por për veprim. Veprimi është shumë i gabuar. Nuk ka asnjë bazë. Do të thotë të frenosh një proces që s’ka dyshim asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër. Ai e konsideron veten kreytar i PD, në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”- deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?