Gazmend Bardhi: Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!

Reagon ashpër deputeti i PD-së, Gazment Bardhi.

Ai reagon pas deklaratave të forta të kreut të PD, Sali Berisha, i cili bëri përgjegjës Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, teksa u shpreh mes të tjerash se “Gaz Bardhi e keni dëgjuar të flasë. Është në burg Paplekaj. Ai heshti. Ai ishte në stafin e tij. Kishte shkuar atje për Gaz Bardhin dhe u krijua një komision parlamentar. Sigurisht që çështja do të hetohej dhe duhet të kërkonte hetimin e plotë”.

Në reagimin e tij, Bardhi i kthehet ashpër Berishës, teksa i kërkon të presë me qetësi përfundimin e hetimeve për masakrën e Elbasanit dhe “ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit:

“Babi Zenit” të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP