Gjermania jep çmim të lartë kryeministrit maqedonas, Zaev. Harron kryeministrin shqiptar!

Ndërkohë Gjermania nuk ka reshtur së inkurajuari kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , që ta mbajë shtetin e tij në rrugën e BE-së, megjithë këto humbje që ka pësuar vazhdimisht. Inkurajimi më i fundit erdhi të hënën, në 16.11.2020, kur fondacioni i afërt me partinë socialdemokrate gjermane, Friedricht Ebert, i akordoi kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, çmimin për të drejtat e njeriut.

Deutschland Menschenrechtspreise 2020 der Friedrich-Ebert-StiftungHeiko Maas dhe kryeministri Zoran Zaev

Heiko Maas, ministri gjerman i Punëve të Jashtme mbajti fjalën lavdëruese: “Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës,” tha shefi i diplomacisë gjermane të hënën në Berlin. Zaev ka vendosur që të krijojë një shoqëri për të gjithë, “një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar,” vazhdoi Maas.

Ishte hera e dytë që Maas mbante një fjalë lavdëruese për një çmim për 46-vjeçarin Zaev. Në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Zaev dhe homologu i tij i marrëveshjes së Prespës, Aleksis Cipras, u nderua nga Gjermania në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih me çmimin “Ewald von Kleist”, Maas do të thoshte asokohe se marrëveshja e Prespës do te hapte rrugën e Maqedonisë së Veriut për BE-në. Atëherë problemi qëndronte te presidenti francez Macron, që kërkonte një metodologji të re, para se të çeleshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Që pas zgjidhjes së kësaj pengese, sërish do të fillonin peripeci me një vend tjetër, këtë nuk e merrte me mend askush. Bllokimi i çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut çon automatikisht në shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi kjo e fundit nuk i ka plotësuar ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

Ndërkohë asnjë fjalë pozitive për Shqipërinë, ndonëse u tha si nëpër dhëmbë se duhen negociatat, por duhen plotësuar kushtet.

 

SHKARKO APP