Grida Duma fjalim me kritika e reflektime: Kryetar, je më i pafajshmi midis nesh! Berisha u bë mburojë e Bashës në 8 vite

Në Pallatin e Kongreseve foli edhe Grida Duma.

Ishte fjalimi më i mirë i ditës së sotme.

Ajo tha ndër të tjera se “Unë dhe ju jemi sot këtu sepse këtu duhet të jetë çdo demokrat i vërtetë që e di misionin e PD-së”. Kështu deklaroi nënkryetarja e PD-së Grida Duma në Kuvendin Kombëtar duke i shprehur mbështetjen kryetarit të PD Lulzim Basha, por duke shprehur kritika e reflektime në fjalimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk mund të isha kurrsesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës megjithëse ndiej njerëzisht keqardhje të madhe për damkosjen e tij me vulën e zezë të SHBA-ve. Unë nuk jam këtu për t’u bërë maska antizhgënjim e Lulzim Bashës. Ishin pasojat e gabimeve tona dhe padyshim dhe të kryetarit tonë që çuan qindra demokratë në mitingun e 11 dhjetorit. Kam qenë me sytë e veshur hapur për ata demokratë që nuk shkuan atje jo për të luftuar Amerikën, por për të luftuar kryetarin e partisë përmes një lëvizje antiamerikane të Sali Berishës, kjo parti duhet ta bëjë qëllim të sajin madhor, kthimin e atyre demokratëve nga rruga e verbër e karshillëkut ndaj SHBA-ve. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të kthehet 100 vjet mbrapa hipur në mushkën e marrëzisë haxhiqamiliste. Sytë e mi e ndajnë qartësisht ish-kryetarin Berisha nga ata demokratë. E ndajnë klithmën e dëshpëruar të Berishës nga dëshpërimi i atyre demokratëve. Me zemër isha dhe jam dhe me ata demokratë atje të sfilitur nga humbjet njëpasnjëshme përballë regjimit të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam këtu me ata demokratë që nuk e perceptojnë partinë e tyre në hijen e listës së zezë të SHBA-ve. Do ju bëja thirrje të gjithëve të mos i kthejmë SHBA-të në sinonim të Lulzim Bashës. Nuk jemi këtu për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit dhe as për t’i kërkuar dorëheqjen. Ndoshta duhet ta kishte konsideruar atëherë kur Sali Berisha nuk ia kërkoi. Ia dhamë votën pa i thënë asnjë fjalë, edhe kur nuk i fituam zgjedhjet. Kështu kemi gabuar që nga viti 2013, prandaj ky absurd erdhi në këtë pikë, kur Lulzim Basha doli humbësi i vetëm. Por do apo nuk do Sali Berisha ti je kryetari legjitim i PD-së. Mitingu i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot këtë fakt, pavarësisht pranimit të atyre delegatëve atje, askush nuk e di numrin e tyre, sepse shumica u provua këtu. Asnjë nga arsyet që i çuan atje ata demokratë nuk është nul nga pikëpamja morale për PD-në. Ne nuk kemi arritur të fitojmë disa herë rresht dhe prej masakrave zgjedhore.

Ne duhet të ballafaqoheshim me faktin zgjedhor, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore me Sali Berishën që në 8 vjet t’u bë mburojë. Ti duhet të ballafaqoheshe me masakrat zgjedhore duke ndërtuar një model. Ne duhet të bënim skuadra deputetësh përfaqësuese me pëlqimin e bazës.

 

 

Paradoksalisht ti ke sot një avantazh të madh z. kryetar, je më i pafajshmi midis nesh. Nga pikëpamja njerëzore ndiej keqardhje për damkosjen e Sali Berishës, nuk e hedh dot poshtë miqësinë e tij pa interes me mua. PD-ja fatkeqësisht nuk e ndihmon dot Sali Berishën, duke bërë harakirin në të cilin na ftoi të bashkoheshim. Unë nuk mund ta amnistoj dot atë për një nga fajet e tij të pajustifikueshme. Duke kërkuar ndjesë se përse e mbështeti Bashën, ai dhe vetëm ai për 8 vite e mbrojti Lulzim Bashën nga çdo vranësirë duke krijuar botërisht idenë se Lulzim Basha ishte i paprekshëm. Berisha ishte rrufepritësja e plotfuqishme në çatinë e zyrës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?