Grida Duma: Opozita duhet të dalë në shesh, t’a rrëzojmë Ramën me forcën e shpirtit europian

Ish-deputetja demokrate Grida Duma u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve dhe opozitarëve që të protestojnë kundër qeverisë “Rama” deri në largimin e saj. Duma shprehet se pas vendimit të BE-së  për negociatat qytetarët duhet të kenë mision protestat dhe largimin e Edi Ramës, pa humbur asnjë minutë kohë.

“Ndaluam aksionin radikal dhe sakrifikuam për të vepruar me të gjitha energjitë pro hapjes së negociatave! Sot i vetmi diskutim duhet të jetë cilat janë hapat e vlefshëm për rrëzimin e Ramës.
Rama vetë nuk ikën dhe me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, ne nuk duhet ti falim qeverisë atë që nuk ja falin partnerët! Qeveria sot nuk ka legjitimitet as brënda vendit dhe as jashtë!”,- deklaron Duma.

Postimi i plotë i Grida Dumës:

“Europa foli ne duhet të veprojmë pa asnjë apati më. Ndaluam aksionin radikal dhe sakrifikuam për të vepruar me të gjitha energjitë pro hapjes së negociatave!

Sot i vetmi diskutim duhet të jetë cilat janë hapat e vlefshëm për rrëzimin e Ramës.
Rama vetë nuk ikën dhe me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, ne nuk duhet ti falim qeverisë atë që nuk ja falin partnerët! Qeveria sot nuk ka legjitimitet as brënda vendit dhe as jashtë!

Asnjë moment s’mund të jetë më i qetë kur Rama penalizoi Shqipërinë dhe Ballkanin, sot i ranë të gjitha alibite, Europa foli, asnje hap më me Ramën!

Çdo demokrat duhet të jetë në mbrojte të vetes dhe të ardhmes së shqiptarëve.
asnjë apati apo zvarritje, cdo minutë vonesë e çon vendin në të kaluaren, PD duhet te jete e ardhmja dhe ta nxjerre vendin nga e shkuara ku e zhyti Rama.
Europa foli, ne duhet te veprojme, me urgjence pa asnje apati me!
Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës dhe të jemi gati sot me alternativën konkrete për çdo çështje duke filluar nga reforma zgjedhore, tek zgjidhjet ekonomike.

Sot me shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa.

Sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimarrje, nga ish deputetet tek ish kryetaret e bashkive, tek senatorër politikë.
Asnjë minutë për tu humbur”.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP