Johannes Hahn konfirmon: Liderët e BE nuk hapin negociatat. Ballkani rrezikon destabilitet

Komisioneri Johannes Hahn jep zyrtarisht lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Hahn deklaron se liderët e BE nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike, duke e cilësuar këtë një “zhgënjim ekstrem”.

Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hahn.

Në mesazhin e tij, zyrtari i BE që ka përgjegjësi direkte për procesin e hyrjes së vendeve të reja në union, thotë se qëndrimi i Brukselit është zhgënjyes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai shton se dy Ballkani tashmë rrezikon destabilitet.

I falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar u përpoqën për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali shprese tek qytetarët e Ballkanit Perendimor. Siç thashë në Lukseburg: Ky nuk është një moment krenarie për BE-në. Refuzimi i njohjes së arritjeve ka pasoja negative duke përfshirë dhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit, që do të ndikojë në BE”,- shton Hahn.

Deklarata e Hahn vjen në momentin që mes vendeve të BE duket se s’ka më shpresa për një marrëveshje për dy vendet. Agjencia e lajmeve “Euractiv” shkruan se “kanë dështuar përfundimisht bisedimet në Bruksel për zgjerimin e Bashkimit Evropian, me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”. “Një rinisje e bisedimeve për zgjerimin nuk është në axhendën e sotme, megjithëse një përmendje mbi ndryshimin procedural në konkluzionet përfundimtare nuk përjashtohet plotësisht. Unë pashë raportet e mediave që 25 shtete anëtare ishin në favor dhe 3 kundër, por nuk është aq e thjeshtë sa thuhet. Disa vende ishin në favor të ndarjes se procesit per dy vendet, disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se kishte një shumicë shumë të gjerë të gatshme për të hapur negociatat. Por nevoja është për unanimitet në BE. Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk do të arrihet sot”, ka thënë një diplomat i BE, citon Euractiv.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP