Presidenti Meta: Shqipërinë jo vetëm ta duam si Europa, por ta bëjmë si Europa!

Presidenti Ilir Meta tha se sot është një ditë reflektimi në mënyrë që Shqipëria të mos e humbë drejtimin për në Bashkimin Evropian.

Teksa bëri homazhe tek Ushtari i Panjohur, me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, Kreu i Shtetit shqiptar tha se ka ardhur koha për një angazhim tjetër, jo ta duam Shqipërinë si Evropa, por ta bëjmë si Evropa.

“Është e rëndësishme që mbi të gjitha të punojmë për të cuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri demokratike, të lirë, për një Shqipëri që i jep fund largimit dhe shpopullimit nga ky vend

Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria mos ta humbasë drejtimin evropian. Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit e cila solli një faqe të re në historinë e Shqipërisë

Pas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër, jo thjesht ta duam, por ta bëjmë Shqipërinë si Evropa. Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim për të rikthyer shpresën”, tha ndër të tjera Meta.

SHKARKO APP