Ish-kryetari i Lidhjes së hoxhallarëve shqiptarë, Justinian Topulli: Krerët e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë të FETO-s

Në emisionin “Të PaEkspozuarit” te Ylli Rakipi u fol edhe për akuzat e Presidentit turk Erdogan ku tha në parlamentin shqiptar se organizata terroriste FETO ka pushtuar Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Në emision ishte i ftuar edhe ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve shqiptarë, Justinian Topulli, që deklaroi se gylenistët janë në kupolën e Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Hoxha që kishte studiuar në Arabinë Saudite, theksoi se duhet që të shkarkojmë drejtuesit e Komunitetit Mysliman, por kjo u kundërshtua ashpër në emision.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga biseda: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Justinian Topulli: Erdogan ka një situatë të tillë në Turqi, ku ai akuzon Gylenin dhe ndjekësit e tij si organizatë terroriste paralele që i kanë bërë puç. Me prova, pa prova, është punë e tij. Të jesh gylenist është pikëpamje e caktuar, nuk përbën krim dhe as akt penal. Duke qenë se ai e ka shpallur si grupim terrorist, duke qenë se idhtarët e kanë kapur kryesinë e Komunitetit Mysliman… Ajo që ne kërkojmë, është që ky grupim, brenda myslimanëve shqiptarë, janë pakicë, kanë infiltruar përmes manipulimeve. Duke nisur nga kryetari deri te një pjesë e myftinjve. Kjo është arsyeja përse ngrihemi ne, ne duam gjithëpërfshirje.

Ylli Rakipi: Po çfarë kërkoni ju?

Justinian Topulli: Që të respektohet statuti, të ketë gjithëpërfshirje dhe të zgjidhen nga përfaqësuesit. Ka patur manipulime. Komuniteti mysliman duhet të zgjidhet në mënyrë të rregullt dhe jo të kapet nga një sekt.

Arjan Çani: Këtu nuk bëhen zgjedhje asnjëherë, përse duhet të bëhen te ju?

Justinian Topulli: Besimtarët duhet të jenë njerëz të ndershem. Po kërkoj minimalen e mundshme, që kryetari i komunitetit mysliman mos t’i bjerë myftiut në telefon, që të zgjdihen njerëz që do ai.

Ylli Rakipi: Ka ardhur presidenti turk dhe kërkon çlirimin e Komunitetit Mysliman nga gylenistët. Ju jeni një nga shefat e hoxhëve, kush janë gylenistëve?

Justinian Topulli: Kryesia, duke nisur nga kryetari.

Ylli Rakipi: Si e verifikon ti këtë?

Justinian Topulli: Unë njoh gylenistët që para 30 vjetësh. Jetojmë dhe bashkëbisedojmë me këta. Janë gylenistë. Shkolla ku kanë përfunduar, grupin që kanë qëndruar, shoqatat ku kanë funksionuar, janë shoqata gylenistë. Janë argumenta të pakundërshtueshme, që janë gyleniste. Ata e kanë mohuar se nuk kanë lidhje me FETO.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?