Ilir Meta: Edi Rama të mos provokojë shqiptarët se do përfundojë keq!

Presidenti Ilir Meta ka bërë paralajmërime të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Në studion e emisioni “Zonë e Lirë”, kreu i shtetit tha se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara.

“Mos guxo të provokosh trazira në Shqiperi me SOROS dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet. Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë. Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta ju përgjigj sot në emisionin “Zonë e Lirë” kërcënimeve të Edi Ramës. “Nuk ndodh që luani të frikësohet nga lepuri”,- tha kreu i shtetit. Ndërsa shtoi se kryeministri “është një lepur i marrë peng”,- tha Meta.

Presidenti theksoi se shteti është marrë peng nga një bandë, që kontrollohet nga Sorosi. “Unë kam kaq fuqi, sa Rama të mos ketë fuqi se ku të shkojë. Edi Rama është kthyer në palë armiqësore ndaj popullit shqiptar. Roli im është t’i dal për zot Kushtetutës dhe pluralizmit politik. Rama është ai që ka dëbuar të rinjtë nga vendi, që iu thotë gjeneralëve të ushtrisë mos shkoni tek presidenti, i bie që shteti është marrë peng nga një bandë. Do e kisha për kënaqësi të bija dëshmorët e kombit. Është koha që fatet t’i marrë në dorë populli”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se qëndrimet e tij nuk kanë lidhje me opozitën dhe as me partinë, por me interesat e vendit.

Meta u shpreh se më 25 prill qytetarët do të votojnë si në një referendum. “Nuk më interesojnë partitë. Unë sot jam lider i Shqipërisë. Populli i 2 marsit është 10 fishuar. Në 25 prill do ketë referendum. Duroni dhe pak e do ta shihni çfarë ka për të ndodhur. Në 25 prill ka referendum për të shkuar në Europë dhe për ta çuar Rilindjen në gropë”,- tha Meta.

Pjesë nga intervista e Presidentit Ilir Meta në “Zonë e Lirë”

Arian Çani: Tani kjo të bëhet mbret nuk është e vështirë, por të bjerë dëshmor, çfarë domethënë kjo? Ma deshifro pak se ti e njeh këtë personazh prej vitesh. Ç’është ky kod, se ky kod më duket, kod i frikshëm madje.

Ilir Meta: Tani e para njëherë që të frikësohet luani nga lepuri kjo nuk ndodh, e para. E dyta, lepurin e kanë kapur në çark dhe nuk i thotë dot popullit shqiptar që unë jam peng. Ia kam thënë edhe më përpara që aq trim sa Izetbegoviçi nuk është. Ish-presidenti i Bosnjë Hercegovinës dhe kur e kapën serbët peng në aeroportin e Sarajevës, i bënë një tradhti kombëtare kur u kthye nga Portugalia, edhe i vunë pistoletën tek koka dhe i thanë se nuk pranoi marrëveshje në Portugali zotëri thuaji atij zv/presidentit që t’i tërheqë këta. E lidhën. I tha jam Presidenti i Bosnje Hercegovinës. I thanë President ku je. Po tha Unë jam peng tha ju vazhdoni luftën. Ata nuk e vranë sepse do ta bënin pesë herë më shumë hero. Kjo meriton një duartrokitje për atë burrë shteti.

Arian Çani: Një bigup për Izetbegoviçin. Reagim.

Ilir Meta: Kjo ishte për ti bërë të qartë se ai bën i fortë me shqiptarët duke shpërdorur mbipushtetet që i ka vjedhur, i ka grabitur, më antikushtetuese, etj., por meqë thotë dëshmor, ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një President nga Skrapari, e para. E dyta, ta dëgjojë ai dhe shqiptarët, po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri siç ke bërë për këto vite për llogari të Sorosit dhe për llogari të miqve të tu serbë. Nuk ke të bësh me Ilir Metën, por me 10 mln shqiptarë, prandaj nuk del në studio ai. Çuni Kristaqit që u thotë shqiptarëve në parlament që jam krenar për babain tim. Pse partizan e kishte babain ai. Babai i tij ishte 10 vjeç kur mbaroi lufta. Jam krenar pse ka varur Havzi Nelën. Dakord, në vitin ’88. Kështu që duhet t’i kemi gjërat të qarta, i kam paralajmëruar miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë, kodet e këtij nuk i llogaris fare. Ky është një zero me hiç për dy minuta. Ati të ketë kujdes se ka 4 vjet, 5 vjet që provokon vendin tonë, vë në diskutim në mënyrën më tradhtare kufijtë e Kosovës, bën lojë për të ngatërruar Shqipërinë me vendet e tjera, për ta futur si sanduiç, sa andej sa këtej. Zotëri, ka ardhur momenti që këtu do të ketë një ndarje përfundimtare midis shqiptarëve dhe shqipfolëse, midis patriotëve dhe tradhëtarëve, midis të shiturve dhe atyre që duan Shqipërinë. Kjo që ka thënë ai është një gabim shumë i madh se unë e kam lajmëruar që në Pogradec. Më dëgjo me vëmendje.

Arian Çani: Mund të na e kujtosh.

Ilir Meta: Ajo që kam thënë unë, kam bërë një paralele me Kilin, ku ndodhi një grusht shtetit kundër një presidenti Legjitim, por i cili për disa politika shumë të majta e futi vendin në një kaos që i dha një pretekst ushtrisë dhe gjeneralit Pinoçeti për të bërë atë që bëri. Ai u tregua burrë, për aq sa bëri qëndroi deri në fund.

Arian Çani: Aliende.

Ilir Meta: Ndoshta ky këtë ka parasysh. Unë i them që ti s’je Pinoçet, je pinok, ti je një mashtrues dhe unë s’jam Aliende. Unë jam Ilir Meta dhe unë jam nga Skrapari. Këtë ta dish mirë ti dhe kushdo tjetër.

Arian Çani: Ka vajt keq puna.

Ilir Meta: Jo. Mua të më thotë ai dëshmor, ai qen bir qeni. Ai që thotë Vojo Kushi. Vojo Kushi është president sot, janë 10 milionë shqiptarë Vojo Kush. Këtë ta dish ti dhe ata maskarenj, diplomatë kingfilmat e tu që vë në telefon që ti thonë Presidenti mbasi Venecia thotë Ardian Dvorani shkatërroi gjykatën Kushtetuese, ti thonë, prano ti këtë se ndryshe do dalësh kundër nesh. I thuaji Sorosit të vijë të bëjë investime. Të zbrapsë Sorosi Shqipërinë për llogari të veta, kjo nuk ndodh. Ta kam thënë para dy vjetësh se keni 5 vjet që mbani peng këtë vend e këtë shtet. Pikë.

SHKARKO APP