Ilir Meta: Kontroll mjekësor për shëndetin mendor të Edi Ramës dhe përdorimin e drogës

Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama ka nevojë për kontroll mjekësor.

“Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës”,- tha Presidenti Meta.

Deklaratat e kreut të shtetit për kryeministrin vijnë pas deklaratave jo etike që kryeministri ka bërë ndaj kreut të shtetit.

Presidenti Ilir Meta komentoi sot në emisionin “Opinion” edhe largimin nga LSI të ish-deputetit Shkëlqim Selami, i cili sot militon në radhët e PS.

“Çim Selami hyri në LSI si djalë sportist, por nuk na tha që ishte me të kaluar kriminale. Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi të kriminalizuar që e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, që e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ja vlen më asnjë sekondë të merrem me këtë ordiner si Selam Çimka”-, deklaroi Presidenti Meta.

SHKARKO APP