Ilirian Celibashi para provës se dinjitetit të jetës së tij
Ilirian Celibashi është Komisioneri Shtetor i Zgjedhjeve ose siç njihet në gjuhën popullore, kryetar i KQZ. Ai do jetë para kërkesave të LSI dhe PD që të rinumërohen votat e pavlefshme (85 mijë fletë votimit, sa asnjëherë), para faktëve se si blihej vota apo si ndryshohej fleta e votimit nga e vlefshme në e pavlefshme,etj.
Pra para një palë zgjedhje të cilat u blenë me dhjetra milionë euro nga mafia dhe Rilindja.
Natyrisht që ai do jetë para një presioni të madh nga PS dhe kryeministri Rama që ti çertifikojë zyrtarisht fitoren e tyre, ndërsa publiku dhe opozita po dorëzojnë faktet e një dosje të një makinerie elektorale kriminale të pushtetit.
Ilirian Celibashi duhet të jetë shtetar dhe qytetar së pari dhe të mos ndikohet nga asnjeri, por nëse bindet nga faktet le të kthejë zgjedhjet në zona të caktuara si dhe të hap kutitë e votimit të mbushura me mafien e pushtetit.
Kjo do kurajo dhe burrëri!
Dhe Celibashi duhet ta manifestojë!
KOHA JONË SONDAZH

