Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Emiratet Arabe. Mbledhje urgjente në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë

Konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar këtë mbrëmje, pasi Irani ka goditur me gjashtë raketa bazën më të madhe amerikane në Lindjen e Mesme. Shteti i Katarit dënon ashpër sulmin nga Irani në Al-Udeid, ndonëse autoritetet e këtij shteti kanë thënë se raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.

”Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ne theksojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të barabartë me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni”, ka thënë Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, përmes një postimi në X.

Katari ka konfirmuar se forca e armatosur iraniane ka nisur sulm kundër bazës amerikane në Doha, ndonëse raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima. Sulmi duket se është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit-Fordo, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmet e SHBA-së në Iran pasuan sulmin e befasishëm të Izraelit ndaj qendrave bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur disa herë se Teherani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën Izraelit, ndonëse Irani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore. SHBA-të po gjurmojnë raketa të shumta të lëshuara nga Irani drejt bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak, sipas dy zyrtarëve të njohur me çështjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zyrtar i lartë tha më parë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes po monitoronin kërcënimet e mundshme të sulmeve ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar. Presidenti Donald Trump vizitoi bazën muajin e kaluar, komandanti i parë suprem që e viziton që nga viti 2003. Është instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme.

Rëndësia e bazës amerikane Al Udeid në Katar

Al Udeid gjendet afër kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe shërben si seli për operacionet ajrore të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për rajonin e Lindjes së Mesme.

Në të janë të stacionuar 8000 ushtarë amerikanë.

Edhe forcat britanike shërbejnë aty me rotacion.

Ky objekt shërben si seli dhe bazë logjistike për operacionet amerikane në Irak, dhe e ka pistën me të gjatë të uljes ajrore në rajonin e Gjirit.

Katari i ka dhënë qasje SHBA-së në bazën Al Udeid në vitin 2000.

Pasi amerikanët e kanë marrë bazën nën menaxhim më 2001, Doha dhe Uashingtoni kanë nënshkruar marrëveshje në dhjetor të vitit 2002 për të njohur edhe zyrtarisht prezencën e ushtrisë amerikane në bazën Al Udeid.

Më 2024, rrjeti televiziv amerikan CNN ka raportuar se SHBA-ja ka arritur marrëveshje për të zgjatur prezencën ushtarake në Katar edhe për 10 vjet.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar pak më parë se gjenerali amerikan Dan Caine dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, janë aktualisht në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë.

Dhoma e Situatave e ka emrin një kompleks inteligjence në katin përdhesë të Shtëpisë së Bardhë.

Caine dhe Hegseth janë dy zyrtarët me pozitat më të larta në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, dhe i raportojnë presidentit amerikan, Donald Trump si komandant i përgjithshëm i ushtrisë.

Ende nuk dihet nëse ka nisur një takim i paralajmëruar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Uashington.

Lexoni edhe:

Reagimi i fortë nga Katari: S’ka viktima apo të plagosur, rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak sulmet në bazat amerikane

Aktivizohet sistemi i mbrojtjes amerikane në Irak. Shtëpia e Bardhë reagon për sulmin në Katar

Nuk përmbahet Irani, sul*on me 6 raketa një bazë amerikane në Katar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?