Irfan Hysenbelliu reklamoi Shqipërinë në 5 netë, sa nuk bëri qeveria në 4 vite

Festa e birrës ”Korça” nuk është thjesht një festë birre. Është një aktivitet tregtar, turistik, kulturor e artistik; është një reklamë e Shqipërisë. Mënyra se si e ka konceptuar biznesmeni Irfan Hysenbelliu këtë aktivitet ka një tharm patriotizmi, siç ka edhe marketing, jo vetëm të bizneseve të tija. Edhe në thelb marketing i Shqipërisë.

Në katër netë në Korçë ishte Shqipëria;  të rinjë, ambasadorë, turistë të huaj, biznesmenë, edhe ndonjë qeveritar, por mbi të gjitha ndërthurja e marketingut me botën e spektaklit, bëri më shumë se sa ka bërë qeveria shqiptare në katër vite për promovimin e turizmit, biznesit dhe kulturës.

Dyndje ambasadorësh e turistësh në fabrikën e “Birra Korça” 

“Birra Korça” derdhet lumë. Gota pafund u shijuan në pesë netët e festës së “Birra Korça”, duke shënuar kështu rekord në konsumin e saj. Turistë nga e gjithë bota kanë shfaqur interes për birrën që mban emrin e qytetit, ku tashmë “Festa e Birrës” është kthyer në traditë. Në edicionin e saj të 11-të, pjesëmarrja ka kaluar të gjitha pritshmëritë. Në të pesë netët e festës, mijëra qytetarë nga i gjithë vendi, turistë nga Gjermania, Franca, Zvicra, Italia, por edhe nga shtete më të largëta, deri në ato të SHBA, kanë shijuar “Birra Korça”. Në të gjitha netët, muzika ka shtuar adrenalinën dhe “etjen” për “Birrën Korça”, e cila tashmë është konfirmuar si më e mira në vend, falë edhe mjaft çmimeve ndërkombëtare që ka marrë për shijen unike dhe cilësinë e saj.

Turistët e huaj janë impresionuar edhe në ambientet e fabrikës së “Birra Korça”. Pasi kanë shijuar në vend birrën e sapoprodhuar, ata kanë shprehur vlerësime për cilësinë, por edhe për teknologjinë moderne të kësaj fabrike. Jo vetëm dyndje turistësh, por edhe diplomatë me stafet e tyre kanë shfaqur interes të vizitojnë ambientet e kësaj fabrike. Ambasadori çek Jaroslav Ludva ishte dy ditë pjesëmarrës në festën e “Birra Korça” dhe vizitoi ambientet e fabrikës. “Fabrika është moderne, e standardizuar dhe me cilësi të lartë. Si njohës i birrës, mund ta them me bindje këtë gjë. Është fat që një investim i tillë ndodhet në këtë qytet. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se “Birra Korça” është birra e parë dhe më e mirë shqiptare”, u shpreh ambasadori çek për “Birra Korça”.

Edhe ambasadori i Spanjës, Vicente Canelles Montero, si dhe ai i Izraelit, Boaz Rodkin kanë qenë vizitorë të fabrikës së birrës. “’Birra Korça’ meriton të jetë ambasadorja e birrës shqiptare kudo në Europë! E provova me kënaqësi birrën e sapoprodhuar, më emocionoi restaurimi dhe investimi i bërë këtu. Është madhor, por edhe me vlera sa i takon ruajtjes së origjinalitetit në shumë komponentë, por ajo që për mua është kryesorja dhe që vlen të përmendet është fakti se cilësia mbetet e para dhe u shërben njerëzve që e konsumojnë”, tha ambasadori i Spanjës. Ndërsa diplomati izraelit Boaz Rodkin, vlerësoi investimin madhor që është kryer në këtë fabrikë. Interes për të vizituar gjatë ditëve të festës fabrikën e “Birra Korça, ka shfaqur edhe Laurent Perpere, ish-presidenti i PSG-së. Ai vizitoi ambientet e fabrikës dhe u prit nga vetë presidenti i “IHB GROUP”, Irfan Hysenbelliu. Gjatë vizitës, ish-presidenti i PSG-së shijoi “Birrën Korça” dhe u shpreh mjaft i impresionuar nga pritja dhe cilësia e kësaj birre. Një grup investitorësh zviceranë, gjithashtu shfaqën interes dhe panë nga afër prodhimin e birrës gjatë ditëve të kësaj feste, ku nuk munguan vlerësimet për cilësinë.

 

SHKARKO APP