Ish-deputeti Nikollaq Neranxi publikon videon. Emigrantët që Rama la pa votuar thërrasin: Rama ik!

Ish-deputeti Nikollaq Neranxi shprehet se vendimi i qeverisë “Rama” për të mos lejuar emigrantët që të marrin pjesë në votime është një akt kriminal ndaj të drejtave themelore të njeriut.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Neranxi publikon një video të shqiptarë në emigrim, që thërrasin “Rama ik”. (shiko videon)

Mesazhi i plotë i Nikollaq Neranxit në Facebook:

Këtë të dielë, Edi Rama me një vendim absurd dhe djallëzor, i heq të drejtën për të votuar emigrantëve shqiptarë në Greqi! Meqë emigrantët kalonin nga Maqedonia për të hyrë në Shqipëri, Rama vendosi karantinë dyjavore për ta, pa asnjë përjashtim. Nuk duhet shumë logjikë për të kuptuar se kjo nuk është një masë anti Covid, por përdorimi i pushtetit për të mos lejuar votën me siguri, masivisht kundër Rilindjes. Nuk janë më pak të rrezikshme per Covidin, lëvizjet nga Kosova apo Serbia, por që andej nuk vjen votuesi anti Ramë.
Nuk u tha në atë vendim anti kushtetues që mohon të drejtën e votës, se lejohen ata që kanë tampon negativ, ata që kanë kaluar Covidin ose ata që janë vaksinuar. Kjo tregon frikën e madhe që ka kapluar Rilindjen nga vota e emigrantëve.
Nuk e di se si mund të ndjehet në këto momente Ministri i Emigracionit Pandeli Majko i cili vijon të kërkojë votën tonë si kandidat për deputet! Çfarë bëri për katër vite në atë ministri për emigrantët, për çfarë i përdori taksat tona me të cilat u mbajt ai institucion?
Çfarë do më thotë mua Majko i cili vite më parë më kërkoi të investoja (dhe jo pak) për një event në Bruksel për t’ju treguar emigrantëve se jemi pranë tyre?
Prandaj kjo është një arsye më shumë për tu ndërgjegjësuar për peshën e votës tonë, në kushtet kur Rama i ngriti një tra të madh në kufi, bashkëqytetarëve tanë.
Ndërkohë në këtë video, disa prej shqiptarëve që jetojnë në Greqi, kanë këtë mesazh për Kryerilindasin! Rama ik!

SHKARKO APP