Ish-kryeministri Berisha: Me 11 dhjetor shkarkojmë Bashën dhe fillojmë protestën e madhe finale kundër Ramës
Ish-kryeministri Berisha sonte nga Devolli ka deklaruar se me 11 dhjetor do kemi Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku do të shkarkojmë Bashën, do ndryshojme Statutin e PD-se ku do vendoset se kur kryetari humbet zgjedhjet politike ai do të largohet. Me pas Berisha shtoi se Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet ne stadiumin “Air Albania”, nëse moti do jetë i mirë.
Në fund ish-kryeministri demokrat theksoi se pas datës 11 dhjetor do të vendoset për datën e protestës finale kundër regjimit të Edi Ramës. Kjo protestë do jetë e madhe dhe ku do të largojmë Ramën. Në këtë protestë finale do të vendosim kushtet tona si demokratë- tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

