Ismail Qemali mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës britanike, Victoria (2 shkurt 1901)

Nga ROLAND QAFOKU
I pari personalitet shqiptar që ka marrë pjësë në një ceremoni varrimi në Britaninë e Madhe ka qenë Ismail Qemal Vlora.
Më 2 shkurt 1901 në Londër u zhvillua ceremonia mortore e varrimit të Mbretëreshës Victoria, stër stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabeth III. Ceremonia u zhvillua në Windsor Castle sipas traditës së mbretërisë. Në atë kohë 57 vjeç, Ismail Qemali kishte mbajtur një aradhë detyrash në administratën e Perandorisë Osmane. Guvernator në disa provinca dhe një nga zyrtarët më të rëndësishëm të ministrisë së Jashtme, Ismail Qemali ishte një nga diplomatët më të njohur në Evropë. Më vonë ai do mbante edhe detyrën e Ministrit të Jashtëm Ad Interim dhe të kryetarit të Parlamentit turk.
Mes shumë personaliteteve evropiane, Ismail Qemali kishte marrë ftesë të veçantë nga ceremoniali shtetëror britanik për të qenë prezent në ceremoninë e varrimit. Këtë ai e tregon në kujtimet e tij të shkruara nga Sommerville Story në librin “The memoirs of Ismail Kemal Bey” të botuar në vitin 1920 në Britaninë e madhe.
Mes të tjerave Ismail Qemali shkruan:
“Meqënëse në këtë kohë ndodhi vdekja e Mbretëreshës Viktoria, shkova në Londër për të marrë pjesë në varrim”.

SHKARKO APP