Izraeli sulmon Iranin, goditet kryeqyteti Teheran
Izraeli ka nisur të shtunën atë që e ka përshkruar si “sulm parandalues” kundër Iranit.
Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka shpallur “gjendje të jashtëzakonshme” në gjithë Izraelin.
Sipas mediave iraniane, tri shpërthime janë dëgjuar në Teheran.
Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se vendi kishte “nisur një sulm parandalues kundër Iranit për të hequr kërcënimet ndaj shtetit të Izraelit”. Izraeli mbylli hapësirën e tij ajrore dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme, në pritje të sulmeve iraniane me dronë dhe raketa në përgjigje shkruan radio “Europa e Lirë”.

(lajmi është në përditsim)
KOHA JONË SONDAZH

