“Ja ku janë lekët”. Mbështetësit e PD dhe LSI kapin në Maqellarë makinën e PS me para

Policia në Maqellarë po mbledh provat, pas bllokimit të një makine “Volksvagen” nga përfaqësues të PD-së dhe LSI, të cilët  pretendojnë se janë shpërndarë para për të blerë vota. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kandidati Luan Haka shfaqen momentet kur efektivët e policisë fotografojnë makinën nga brenda dhe vendosin numrat e shenjave të provës. “Kanë kapur tufa me 50-she”, dëgjohet të thotë një nga qytetarët që ndodheshin pranë makinës së bllokuar. Sjellim në vëmendje që mjeti u bllokua sot nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së. Këta të fundit e mbajtën makinën të bllokuar dhe nuk lejuan largimin e personave që ndodheshin brenda saj, derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Në praninë e uniformave blu, dy persona që ndodheshin në makinë janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës.


Momente tensioni janë regjistruar sot në Maqellarë të Dibrës ku përfaqësues të PD-së kanë bllokuar një makinë tip “Volksvagen” pas pretendimeve se po shpërndahen para në këmbim të votave. Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen qytetarët të thonë: “Ja ku janë lekët“. Pas presionit të përfaqësuesve të PD-së personat e bllokuar kanë dalë nga makina.

Personi në foton e mëposhtme dhe një tjetër shtetas janë shoqëruar nga Policia e Dibrës. Pas daljes nga makina dy të rinjtë janë kontrolluar për para nga mbështetësit e opozitës.

Rasti është denoncuar fillimisht nga kandidati i PD, Luan Haka, ndërkohë që në vendngjarje ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i demokratëve Xhelal Mziu.

SHKARKO APP