Ja si u dhunua brenda komisariatit artisti dhe pedagogu Donald Martini

Nga Eno Bozdo-
Donald Martini, student dhjetori, pedagog, artist dhe zë i njohur i Aleancës për Teatrin, është dhunuar dje pa asnjë shkak nga Policia, brenda Komisariatit nr.1 Tiranë.
Bashkë me të janë dhunuar përsëri pa asnjë shkak edhe 3 qytetarë të tjerë, pedagogë, aktivistë dhe emra të njohur publikë.
Mund të përfytyrohet lehtë tashmë se çfarë ka ndodhur me të miturit e protestave.
Kjo lloj dhune (dhe jo thyerja e xhamave) është shenja më e keqe për shoqërinë. Sepse është dhunë e pastër shtetërore, pa shkak dhe arsye, vetëm sepse e ka urdhëruar Rilindja.
Kjo dhunë, e cila është kthyer tashmë në filozofi të Policisë, është frymëzuar politikisht nga Rilindja dhe ekzekutuar nga militantët politikë të Rilindjes në Policinë e Shtetit.
Ky është argumenti më i fortë që vetëm ikja e Ramës, dhe jo ndryshimi i ministrit, do të sjellë ndryshim real edhe në Polici.

SHKARKO APP