Artan Hoxha: Jepini shumicës atë që i takon!

Nga Artan Hoxha

Dje, 11 dhjetor 2021, 4934 delegatë nga 7646 gjithsej (afro 65%) që kompozojnë Kuvendin Kombëtar të PD-së u vetëmblodhën në të vetmin mjedis të mundshëm për atë numër, në stadium, numër ky që është 1110 më shumë se 3824 delegatë-gjysma e domosdoshme plus 1.

Nëse konsiderojmë se një pjesë mund ta kenë patur fizikisht të pamundur firmosjen e formularit apo pjesëmarrjen (p.sh. janë në emigracion) pjesëmarrja reale tejkalon me siguri edhe shifrën prej 80%.

Delegatët e Kuvendit Kombëtar te PD-së janë minimalisht kryetaret e seksioneve (rreth 5 mijë), kryetarët e grup seksioneve, anëtaret e kryesive të degëve, kryetare e sekretaret e degëve, si dhe anëtaret e disa forumeve te tjera ne dege e qendër si Këshilli Kombëtar, deputetet, kryesia etj. Lista e delegateve është nominalisht e njohur ne/për çdo strukture a funksion, ne çdo dege sipas bashkive e ne qendër.

Me ç’kuptohet, një kuvend i kësaj përmase gjigante, i papare ne boten demokratike e jo vetëm, u formësua nga Lulzim Basha si një organ qe mund te mblidhej veç kur ta thërriste ai vete, veç për te vulosur vendimet e marra nga ai vete, kryesisht për te shërbyer si konvente festive sesa si një organ vendimmarrjeje.

Numri gjigant i delegateve impononte një numër prej te paktën 1912 nismëtaresh (25%+1), thjeshte sa për te nisur procedurën statutore te thirrjes se Kuvendit, e qe gjithsesi, ne një interpretim te diskutueshëm statutor, mundte varej nga qëndrimi i Kryetarit e Kryesisë për ta thirrur apo jo, qofte edhe me pretendimin se po interpretonin vullnetin e 75%-shit tjeter te delegateve qe nuk do te pranonin te vinin ne një Kuvend ‘anti-amerikan’.

Ky numër jo vetëm qe u tejkalua por me 10 nëntor, ne selinë e PD, ne zyrën e Edi Palokes si Kryetar i Këshillit Kombëtar, u depozituan 4200 formularë te vetethirrjes se Kuvendit Kombëtar te firmosura nga 4200 delegate te këtij Kuvendi.

Situata kaloi nga kërkesa për thirrjen e Kuvendit nga Kryetari e Kryesia me kërkesën e çerekut te delegateve, tek vendimi tashme i marre, per vetembledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor e rend dite te përcaktuar, nga ndjeshëm me shume se gjysma e gjithë delegateve te tij.

E, ngaqë nuk behej me fjale për kërkese per thirrje te Kuvendit por për vendim për vetembledhjen e tij nga shumica e delegateve s’kishte me nevoje ne fakt as per verifikim te firmëtarëve e as për diskutim të pranimit apo jo te kërkesës nga Burokracia Partiake e Selisë Qendrore të PD-së. Vetë firmëtarët e besonin njeri-tjetrin ndërsa bashkërisht e kishin marrë këtë vendim dite-pas-dite e dege pas dege partie, paralel me serialin e ‘Foltoreve’. Megjithatë kësaj burokracie, e kujtdo pale te trete, iu dha mundësia e plote te bënte verifikimet e nevojshme për hesap te vet.

Burokracia e Selisë Qendrore te PD-se, qe gjithë kohen mbeti ne bisht te zhvillimeve, fillimisht pretendoi se Sali Berisha po luante blof, se firmat nuk ishin as sa çereku e jo me te ishin me shume se gjysma, se ato ishin fiktive e te firmosura nga cilido por jo delegatet e vërtete e te tjerë marrëzira si këto.

‘Foltorja’ vijoi pa ndalur. Kush desh te bënte verifikime i beri. Ne ndërkohe nismëtaret, qofte edhe pse u ndjenë te provokuar e te mohuar, vijuan dite pas dite t’i shpallnin emrat e delegateve firmëtare sipas degëve te PD-se, ne derën e Selisë Qendrore, ndersa vetëm Burokracia e kësaj Selie nuk pati as këmbe te zbriste një kat, as sy t’i shihte, as veshe t’i dëgjonte emrat e firmëtarëve.

Ne Kuvendin e 11 dhjetorit, ndërsa për statutin, nenet e te cilit ishin trajtuar e diskutuar ne serialin e foltoreve, u votua me votim te hapur, për Lulëzim Bashën u organizua votim i fshehte ne te cilin morën pjese 4491 delegate, votuan PRO shkarkimit 4446 vete, KUNDER 36 dhe ABSTENIM 9 delegate. Vendimi do te ratifikohet ne referendumin e shpallur nga ky Kuvend për ne datën 18 dhjetor.

Ne ditët e fundit përpara 11 dhjetorit, Burokracia Partiake e Selisë Qendrore te PD-së pretendonte se edhe ajo kishte mbështetjen e mbi 5200 delegateve për mbajtjen e Kuvendit ‘te vërtetë’ me 18 dhjetor thirrur prej saj. Ato dite u hodh e diskutohej mundësia e ekzistencës se një mase te madhe delegatesh te gatshëm te merrnin pjese, për oportunizëm, ne te dy Kuvendet.

Por, me 4446 delegate qe votuan PRO shkarkimit te Lulzim Bashes si dhe vendimit te qarte te Kuvendit te 11 dhjetorit për anulimin e vendimit te Lulzim Bashes e te Kryesisë se shkarkuar per thirrjen e Kuvendit te 18 dhjetorit, vetëkuptohet se me 18 dhjetor nuk ka asnjë gjase te arrihet kurimi i domosdoshëm prej 3824 delegate qe ai Kuvend te konsiderohet i mbledhur. Ne fakt, me këto shifra, edhe teorikisht nëse e trajtojmë çështjen, zor se Lulzim Basha mbledh me shume se 1000 delegate nga ata 7646 gjithsej.

Shkurt, shumica dërrmuese e delegateve te Kuvendit te PD-se iu përgjigj thirrjes se Sali Berishës. Vendimet e kësaj shumice mund t’i pranosh apo jo. Por nuk mund te mos i njohësh kësaj shumice as ekzistencën e vet dhe as te drejtat natyrore qe i takojnë. Përndryshe, kjo do te ishte një përmbysje anarkike e rendit te gjerave nga pakica e, nëse ndodh, i jep te drejte kësaj Shumice te ekzekutoje, me mjetet e veta,vendimet e marra.

Ndaj, jepini shumicës çfarë i takon shumicës. Me pas vendosni te rrini fraksion ne te njëjtën parti apo te formoni parti tjetër. E drejte e juaj.

Mos bini ne marrëzinë vetemashtruese si ai bojaxhiu qe besonte se mund te mbahej tek bishti i furçës (nënkupto vulës) ndërsa ia kishin hequr shkallen.

SHKARKO APP