Jetojmë në epokën e shqetësimit për stabilitetin dhe jo për demokracinë

Placeholder Image

Bota ka vite që nuk shqetësohet shumë për demokracinë. Rritja e fuqive të tjera botërore, krahas supërfuqisë aktuale që akoma mbetet SHBA, ka rritur rrezikun e prishjes së ekuilibrave botërorë.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka prishur krejtësisht balancat mes stabilitetit dhe demokracisë, duke anuar në favor të së parës.

Si rregull demokracia prodhon shtet ligjor dhe stabilitet, por duke në jo pak raste ka lider që duke shkelur demokracinë prodhojnë stabilitet. Në të vertetë ky është stabilitet në formë autoritarizmi që shkel parimet e shtetit ligjor.

Duke patur interesa globale apo rajonale supërfuqia e madhe e botës mbyll herë pas here sytë dhe nuk flet për liderë botërorë që dhunojnë parimet e demokracisë. Bile i bën aleatë si në rastin e Serbisë, ku për shkak të frikës së ndonjë konflikti në Ballkanin Perëndimor mes Serbisë dhe Kosovës, anon nga Vuçiç vetëm për faktin se presidenti serb anon nga Presidenti rus Putin.

Asnjë embargo të BE apo SHBA pala serbe nuk zbaton ndaj Rusisë dhe pranon përkedhelet sepse sipas aleancës euroatlantike “Vuçiç prodhon stabilitet në Rajon”.

Edhe diktatorët prodhojnë stabilitet!

Por kjo nuk do të thotë që ky vend ka demokraci, pra shtet ligjor.

Në fakt ndryshimin e prioritëteve e ka bërë ish-presidenti amerikan Trump, kur ishte në Finlandë në takimin me Presidentin Putin. Ai kur u pyet nga gazetarët theksoi se stabiliteti së pari, por edhe demokracia..!

Dhe kjo mbetet edhe sot në fuqi/Alban Mati/

SHKARKO APP